Politika kroate është përfshirë nga një skandal i përmasave të mëdha që mund të trondisë fort qeverinë.
Zv/kryeministri Tomislav Tolusic, njëkohësisht edhe ministër i Bujqësisë, është përfshirë në një skandal seksual.
Mediat vendase publikuan sot foto të nxehta të Tolusic, i cili shikohet I ulur në një kolltuk teksa mban në prehër një femër thuajse të zhveshur.
Mediat kroate thonë se vajza është një prostitutë, por nuk japin të dhëna se në ç’rrethana është përfshirë Tolusic në këtë skandal.
I vetmi detaj që publikohet është se zv/kryeministri është fotografuar në Beograd, çka e vështirëson edhe më shumë pozitën e tij.
Teksa mund të dyshohet se kjo është një vepër e shërbimit sekret serb, ndërsa dihen marrëdhëniet e komplikuara midis dy vendeve,
Mediat kroate shkojnë më tej duke raportuar se Tolusic në momentin e fotografimit ka qenë duke konsumuar kokainë.
Por një media e quajtur “Nacional” ka përgënjeshtruar lajmin duke thënë se ky nuk është gjë tjetër vetëm një sulm për të sulmuar qeverinë.
Vetë kryeministri kroat, Andrej Plenković, teksa hodhi poshtë si fotomontazh fotografitë e publikuara, deklaroi se; “rasti Tolušić’ ishte një përpjekje e pabesë për të destabilizuar qeverinë e tij”
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...