Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot në kabinetin e tij takoi ambasadoren e Malit të Zi, Marija Petroviq.
Grubi dhe Petroviq konfirmuan se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mes vete kanë një miqësi dhe bashkëpunim të mirë, respektojnë të njëjtat vlera, përkatësisht Bashkimin Evropian dhe NATO-në.
Gjithashtu gjatë këtij takimi u theksua se Republika e Maqedonisë së Veriut ka një rol të rëndësishëm dhe konstruktiv në avancimin e marrëdhënieve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe njëherësh është shembull i mirë ku qytetarët treguan pjekuri demokratike dhe vendosën që sundimin i ligjit dhe vlerat demokratike të mos ndalen.
Marija Petroviç falënderoi Grubin për përkrahjen që Republika e Maqedonisë së Veriut ia jep Malit të Zi në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Ambasadorja e Malit të Zi, Marija Petroviç dhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ranë dakord që të dy vendet të vazhdojnë në mbajtjen e marrëdhënieve të mira dypalëshe dhe me këtë të përforcohet dhe bashkëpunimin ekonomik./arbresh.info/
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër