Njeriu i parë i Facebook, Mark Zuckerberg, në një intervistë ekskluzive për CNN, ka folur rreth skandalit të “Cambridge Analitic” i cili ka punuar për fushatën e Donald Trump dhe në mënyrë joligjore ka mbledhur të dhëna për 50 milionë profile në Facebook.
Në intervistë Zuckerberg ka folur edhe për lajmet e rrejshme dhe theksoi gjatë zgjedhjeve në SHBA janë zbuluar një numër i madh i profileve të rrejshme edhe nga Maqedonia, të cilët kanë prodhuar “fake news”, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Mendoj se është e qartë që në vitin 2016 nuk kemi qenë në krye të detyrës që t’u përgjigjemi pengesave ashtu si duhet, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet në SHBA ose lajmet e rrejshme. Në 2017 kemi gjatë zgjedhjeve speciale në senatin në Alabama, kemi pasur mjete të reja për të detektuar lajmet e rrejshme dhe kemi gjetur mjaft të tilla nga Maqedonia. Na pret punë e madhe që të pengojmë shtetet si Rusia të mos përzohet në zgjedhjet e vendeve tjera dhe të pengojmë shpërndarjen e lajmeve të rrejshme”, ka thënë mes tjerash Zuckerberg.
Maqedonia ka filluar të njihet si qendër e lajme të rrejshme, pasi gjatë zgjedhjeve në SHBA poashtu u zbuluan disa lajme të rrejshme nga të rinjtë e Velesit./Telegrafi/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...