‘Ky samit ishte mundësi e shkëlqyer për të diskutuar për përparimin e bashkëpunimit tonë dhe të ardhmen e Kartës së Adriatikut. Edhe njëherë e dallojmë rëndësinë e bashkëpunimit gjithëpërfshirës politik, ekonomik dhe në sferën e mbrojtjes ndërmjet vendeve tona ku bëjmë shkëmbimin e përvojave në reforma dhe intergrime me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit rajonal. Besojmë se integrimet euro-atlantike të rajonit të bazuara në solidaritet dhe vlera demokratike janë të domosdoshme për sigurinë afatgjatë të rajonit dhe tërë kontinentit’, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në konferencën për shtyp pas Samitit në Podgoricë.
Ai konsideron se sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni janë të njëjta në mbarë botën, kërcënimet nuk njohin kufinj kombëtar dhe se forcë shtyrëse e popujve të rajonit me aspirata integruese nuk është vetëm idealizmi për t’u lidhur me evropianët tjerë dhe se nuk është idealizëm të kërkosh ndarje detyrash si bashkëveprimtarë në NATO, dhe se kjo ka të bëjë me dallimin e interesave të përbashkët që kanë kombet e rajonit me forcat udhëheqëse botërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Jemi të bindur se Republika e Maqedonisë meriton perspektivë euro-atlantike. Guximshëm filluam proceset reformatore, filluam bashkëpunim intensiv me shtete fqinje, treguam përgjegjësi ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe me të drejtë shpresoj që Republika e Maqedonisë të jetë anëtari i 30-të i NATO-s’, përfundoi Zaev.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...