Zoran Zaev rezulton negativ në testimin për coronavirus

18:19 | 10 Prill 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë informon se rezultatet nga testi i kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, për infektim të mundshëm me coronavirus, janë negative.

Zaev u testua pasi para disa ditëve ka pasur kontakt me një gazetar, i cili tashmë ka rezultuar pozitiv me Covid-19, përcjell telegrafi maqedoni.

Megjithatë, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot njoftoi se do të qëndrojë në vetizolim në shtëpinë e tij në Strumicë.

Kontakte me gazetarin e infektuar, ka pasur edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, ndërsa edhe rezultatet e tij dolën negative.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme