Kryeministri Zoran Zaev sot me një delegacion qeveritar do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Çeki, ku do të pritet nga homologu i tij çek, Andrej Babish.
Në përbërje të delegacionit qeveritar, siç paralajmëruan nga qeveria, do të jetë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.
Sipas agjendës, është planifikuar që Zaevi të realizojë takim kokë-më-kokë me kryeministrin çek Babish, pas çka të dy do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.
Delegacioni qeveritar do të takohet edhe me delegacionin parlamentar të udhëhequr nga Radek Vondraçek, kryetar i Dhomës së deputetëve të Parlamentit të Çekisë.
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?