Google ADS

Zoran Zaev: Nga fundi i korrikut fillon procesi i skriningut me BE-në

20:15 | 29 Qershor 2018
Arbresh.info

Me datën e përcaktuar nga Bashkimi Evropian, nga fundi i korrikut fillon procesi i skriningut, ndërsa në qershor të vitit të ardhshëm pres hapje të kapitujve, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në intervistën nga Brukseli për Televizionin e Maqedonisë.

Siç paralajmëroi Zoran Zaev, referendumi për marrëveshjen me Greqinë, sipas gjithë gjasave do të mbahet në fund të shtatorit.

“Me caktimin e datës përfunduam, nuk asnjë dilemë. Fillon procesi i skriningut, paralajmëruam në gjysmën e dytë të korrikut. Kabinetet merren vesh, sipas gjitha gjasave do të jetë rreth 17 dhe 20 korrikut. Menjëherë pasi të kthehemi në Shkup do të vazhdojë procesi i skriningut, që të merremi vesh për të gjitha fazat dhe shpresoj se në qershor të vitit 2019 të fillojmë kapituj të rinj”, deklaroi kryeministri Zaev.

Kryeministri, në intervistë thotë se Sekretari Gjeneral i NATO-s i ka sqaruar procedurat për anëtarësim në Aleancë.

“Saktë dihet edhe se ku do të qëndrojë flamuri i Maqedonisë. Me përfundimin e procesit të bisedimeve, i cili zgjat rreth tre muaj, Maqedonia fiton vend në tavolinë së bashku me vendet anëtare të NATO-s”, shtoi Zaev.

Ai shprehu bindje se me probleme të zgjidhura bilaterale, me ftesa të hapura për anëtarësim, me data të caktuara qartë, jo vetëm Qeveria, por edhe të gjitha institucionet në vend, si dhe qytetarët do të jenë të motivuar që të ofrojnë rezultate./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme