Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Lisbonë të Portugalisë.
Gjatë kohës së vizitës, Zaev do të ketë takim me kryeministrin e Portugalisë Antonio Costa, si dhe kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Zaev do të realizojë takim edhe me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme të BE-së Federica Mogherini, e cila do të merr pjesë në panelin për diskutim. Gjatë vizitës në Lisbonë, Zaev do të merr pjesë në takimin e shefave dhe përfaqësuesve të partive pjesëtare të Partisë Socialiste Evropiane (PSE)”, thonë nga qeveria.
Ata shtojnë se Zaev gjithashtu do të jetë pjesë e Kongresit të PSE-së, ku do të duhet të zgjedhet kandidati i përbashkët i PSE për kryetar të Komisionit Evropian, ndërsa zgjedhja duhet të bëhet pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian vitin e ardhshëm.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...