Google ADS

Zoran Zaev e merr edhe zyrtarisht detyrën e kryeministrit

15:28 | 1 Qershor 2017
Arbresh.info

Zoran Zaev mori zyrtarisht detyrën e kryeministrit të ri të Maqedonisë.

Me këtë rast, ai u shpreh se i vjen mirë që dorëzimi i postit u bë në mënyrë të qetë, pasi ai do të udhëheqë në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

“Përfundoi dorëzimi i postit të kryeministrit. Biseduam me kryeministrin teknik në ikje, Emil Dimitriev për të gjitha detajet”.

“Normalisht u informova për sallat ku do të mbahen mbledhjet dhe për të gjitha ambientet e punës të kryeministrit”.

“Më vjen mirë që dorëzimi u bë në formë shoqërore pasi i jep mesazh qytetarëve se përtej rrethanave politike dhe kundërshtimeve, duhet të kemi të qartë se duhet të jemi për njëri tjetrin dhe të bëjmë për qytetarët atë që është në interes të të gjithëve”.

“Do të udhëheqim në interes të qytetarëve dhe Zoti e bekoftë Maqedoninë”, tha Zaev.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme