MPB njoftoi se janë arrestuar tre punëtorë të ndërtimit që i kanë kryer detyrat e punës në momentin e shpërthimit të zjarrit brenda sallës universale.
Policia njoftoi se menjëherë pas denoncimit për zjarr, në vendngjarjen kanë shkuar nëpunësit policorë dhe Brigada e zjarrfikësve, dhe rreth orës 11.30 zjarri është shuar, shkruan TV21.
Siç thuhet në kumtesë, me automjetin e Ndihmës së parë, në Klinikën e Toksikologjisë janë dërguar dy persona për shkak të thithjes së tymit.
Nga ana e ekipeve të EVN-së në rrethinë e Sallës universale është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, gjatë kësaj në një prej ndërtesave përreth, u bllokuan në ashensor dy gra të cilat janë shpëtuar nga njësia e policisë për intervenim të shpejt.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?