Vetura të reja për zjarrkësit premtohen vazhdimisht, por blerja e tyre nuk realizohet asnjëherë. Edhe këtë vit zjarrfikësit janë përballur me zjarre të përmasave të mëdha.
Në të shumtën e rasteve me frikën se veturat nuk do të ndizen, apo do të japin defekt në terren, gjë e cila ka ndodhur shpesh. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov një vit më parë tha se Brigada e Zjarrkësve në kryeqytet, do të pajiset me tre automjete të reja, por diçka e tillë ende nuk është bërë realitet.
Këtë vit nga buxheti i Qytetit të Shkupit për Brigadën e Zjarrkësve kemi ndarë gjithsej 134 milion denarë. Me këto mjete është paraparë edhe furnizimi me shkallë automekanike deri 75 metra si dhe dy automjete të reja – tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit. Një vit më vonë, Shilegov bëri të njëjtin premtim, por duke thënë se Brigada me vetura të reja do të pajiset nga vera e vitit 2020. Vonimin e arsyetoi me blerjen e uniformave mbrojtëse për zjarrkësit.
Vitin tjetër në të njëjtën periudhë do të mund të mund të mburremi me vetura dhe shkallë të reja.
Atë që e paralajmërova edhe do të bëhet. Ja Qyteti i ka ndarë mjetet është bërë plani për furnizime publike – u shpreh Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit. Nga Qyteti i Shkupit thonë se ka përfunduar procedura për hapjen e tenderit për blerjen e shkallës automekanike deri 45 metra të
lartë për zjarrkës ndërsa më pas do të shpallet tenderi për automjetet.
Për tre veturat është në rrjedh e sipër procedura për hapjen e tenderit, ndërsa për shkallën automekanike, tenderi planikohet të hapet gjatë këtyre ditëve. Tenderimi zgjatë 30 ditë, më pas edhe dy javë deri sa të bëhet pjesa e dytë e procedurës. Procedurat marrin kohë, por po punojmë intensivisht që gjithçka të jetë gati deri në llim të 2020-tës -njoftojnë nga Qyteti i Shkupit. Në brigadën e zjarrkësve në Shkup ka automjete që datojnë nga viti 1981.
Automjeti i fundit është blerë nga Qyteti i Shkupit, para 14 vitesh.
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...