Google ADS

Zjarrfikësit e Tetovës kërcënojnë me zhvendosjen e protestave nëpër rrugët e qytetit

14:59 | 22 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ka vazhduar edhe sot protesta e zjarrfikësve të Tetovës, të cilët, për të tretën ditë me radhë protestojnë për siç thonë ata, shkeljen e të drejtave të tyre që iu takojnë me Ligjin për Marrëdhënie Pune dhe Marrëveshjen Kolektive.

Edhe pse ditë më parë ata paralajmëruan radikalizim të protestave, sot deklaruan se do i ndërpresin protestat deri të premten, ndërsa i bënë thirrje kryetares së komunës Teuta Arifi, që të hap derën për takim, ose në të kundërtën, nga java e ardhshme, protestat do të zhvendosen nëpër rrugët e Tetovës.

Zjarrfikësit e Tetovës, sot potencuan për të tretën herë me radhë, se kërkojnë shtesat e rrogës të cilat iu takojnë me Ligj, ashtu sikurse paguhen gjithë zjarrfikësit në qytetet tjera të vendit, siç është shtesa për punën gjatë vikendeve, festave, por edhe orarin shtesë të punës./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme