Turistët nga Maqedonia të cilët aktualisht janë duke pushuar në Turqi nuk janë të rrezikuar në asnjë mënyrë nga zjarret, që janë ndezur në këtë rajon. Informacionet që vijnë nga Turqia janë se fatmirësisht nuk ka shtetas nga Maqedonia në mesin e të vdekurve dhe të lënduarve nga zjarret. Këtë informacion për “Alsat” e konfirmuan edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.
“Deri më tani, asnjë nga qytetarët tanë nuk është raportuar se është rrezikuar në misionet tona diplomatike dhe konsullore në Turqi”, thonë nga MPJ.
Nga Oda Turistike thonë se ka pasur thirrje intensive, nga qytetarët të cilët duhet të udhëtojnë në Turqi këto ditë dhe kanë kërkuar informacione në lidhje me situatën atje. Asnjë fluturim çarter nuk u anulua, as nuk kishte kërkesë për shtyrje të rezervimeve.
“Që kur u pa se e gjithë kjo është e kontrolluar, dhe se qytetarët tanë nuk janë prekur në vendet ku ishin, tashmë është kthyer në normalitet. Mund të them që interesi nuk është zvogëluar, por përkundrazi është mjaft i madh për Turqinë, dhe po rritet dita ditës, dhe deri në mesin e gushtit kapacitetet janë të mbushura”, tha Ana Marija Aleksova nga Oda Turistike.
Zjarret në Turqi janë vënë nën kontroll. Mediat turke raportojnë se një pjesë nga 70 zjarret, që shkrumbonin gjatë ditëve të fundit janë lokalizuar, por se ka ende zjarre që janë aktive. Nga zjarri vdiqën gjashtë persona, më shumë se 200 mezi shpëtuan dhe 1,000 u evakuuan. Në shuarjen e zjarreve morën pjesë 5,000 njerëz, dhjetëra avionë dhe po aq dronë, si dhe disa helikopterë që po qarkullojnë gjatë gjithë kohës për t’i vënë ato nën kontroll. Zonat e Antalisë dhe Bodrumit u prekën më së shumti./Alsat/
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe