Qendra për menaxhim me kriza (QMK) ka publikuar të dhëna për gjendjen me zjarret në Maqedoni deri në orën 9. Nga QMK thonë se në Maqedoni aktive janë pesë zjarre, por me intenzitet të ulët dhe nën kontrollë. Në rajonin jugperëndimor aktiv është zjarri në Komunën e Kërçovës në vendin Frlogoec, por me intenzitet të vogël, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rajonin përreth Vardarit zjarri në Bogomilla është nën kontroll. Në Komunën e Kavadarit zjarri në Galishte është aktiv, por nën kontroll, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rajonin e Pellagonisë zjarri në afërsi të vendeve Mazhuçishte, Mramorani dhe Gorno Sello, përsëri është aktiv në drejtim të fshatit Gorno Sello. Gjatë ditës së djeshme intervenuan ekipe të zjarrfikësve në Prilep, ndërmarrjeve publik dhe vullnetarë.
Në rajonin e njëjtë zjarri në fshatin Kovanec, tek vendi Millosh është lolalizuar. Kanë intervenuar ekipe të zjarrfikësve në Gjevgjeli.
Gjatë ditës së sotme ekipe të QMK-së, Ministrisë së Bujqësisë, NP “Pyjet e Maqedonisë” po kryejnë hetime dhe vlerësime të gjendjes së zjarreve me helikopter.
Për detaje tjera QMK sot do të njoftojë përmes një konference për shtyp.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...