Google ADS

Zjarre në BeH, Kroaci dhe Mal të Zi

15:37 | 20 Korrik 2017
Arbresh.info

Disa dhjetëra zjarre pyjore sot po tërbojnë në disa pjesë të Bosnjë e Hercegovinës, Kroacisë dhe Malit të Zi.

Siç kumtoi shërbimi për mbrojtje civile i Bosnjë e Hercegovinës, gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistruar 23 zjarre, prej të cilave kryesisht janë përfshirë sipërfaqe të barit dhe shkurreve.

Zjarr më i madh po tërbon në malin Çvërsnica në pjesën perëndimore të BeH-së, i cili po përhapet drejt qytetit Jabllanicë. Në ballafaqimin me zjarrin, autoritetet lokale kërkuan të përfshihen edhe helikopterë.

Disa zjarre po tërbohen edhe në pjesët qendrore të BeH-së, si dhe në rajonin e qytetit Mostar.

Mediat boshnjake njoftojnë se tani për tani është rëndë të përcaktohet vëllimi i zjarreve dhe dëmit të shkaktuar material, për shkak të tymit të dendur në rajonet e përfshira me zjarr.

Zjarr i madh në mëngjes po tërbon edhe në jug të Kroacisë në afërsi të bregut Adriatik, i cili në territorin kroat është përhapur nga Mali i Zi.

Në vijim është aksion i përbashkët i shërbimeve zjarrfikëse kroate dhe malazeze për vënien nën kontroll të zjarrit, ku janë përfshirë edhe aeroplanë.
Në territoret e Kroacisë dhe Malit të Zi gjatë ditëve të fundit ka pasur shumë zjarre të shkaktuara nga temperaturat e larta dhe moti i thatë.

Autoritetet e dy vendeve paralajmëruan se gjatë fundjavës së ardhshme janë të mundura zjarre të reja, në pritje të hovit të valës së re të ngrohtë dhe temperaturave të larta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme