Zjarr në policinë e Kumanovës, nuk ka të lënduar

12:58 | 21 Shkurt 2018
Arbresh.info

Në hapësirat e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB), në departamentin për parandalim ka shpërthyer zjarr, konfirmojnë nga SPB e Kumanovës.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës shtatë dhe është hetuar nga një i punësuar. Një ekip i zjarrfikësve ka ndërhyrë dhe e ka shuar zjarrin.

Janë duke u verifikuar dëmet materiale, kurse shkaku i zjarrit duhet të jetë instalimi i vjetruar elektronik./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme