Zjarr në Komunën e Çashkës

21:44 | 28 Gusht 2019
Arbresh.info

Ka shpërthyer një zjarr rreth orës 13:00 në afërsi të fshatit Oraovec të Komunës së Çashkës.

Siç deklaroi për AIM, komandanti i Njësisë territoriale kundër zjarrit Veles, Ljupço Lepidovski, deri tani zjarri ka përfshirë mbi 60 hektarë hapësirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë 40 persona të brigadës kundër zjarrit të Velesit dhe Çashkës. Më herët në shuarjen e zjarrit u përfshinë helikopterë të Armatës, por për shkak të dukshmërisë së dobët gjatë natës, ata u tërhoqën”, deklaroi Lepidovski.

Ai njoftoi se për momentin në rrezik është një shtëpi që gjendet në fillim, para fshatit Oraovec.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme