Avokati sapo emëruar i Popullit, Naser Ziberi në emisionin “Top tema” tha se “Avokati i Popullit për të qenë i suksesshëm në punën e tij, nuk duhet të ketë paragjykime kur veprohet ndaj organeve të pushtetet shtetëror siç janë ministritë dhe organet tjera”.
Ai tha se do të përbëjë ekipin e tij të ku natyrisht do të përfshihen edhe organizatat joqeveritare për t’u analizuar ndryshimi i rregulloreve në Ligjin për Avokatin e Popullit.
“Një numër i madh i qytetarëve mendojnë se Avokati i Popullit është i plotfuqishëm dhe se ka instrumente për detyrim të organeve. Te një pjesë ka kompetenca, por në një pjesë u dëshmua se në të kaluarën është i pasuksesshëm”, tha Ziberi.
Ndryshe, Ziberi ishte kandidati i BDI-së për kryeministër në zgjedhjet e fundit./Telegrafi/