Google ADS

Ziadin Sela premton se do ta rrëzojnë BDI-në në zgjedhjet e 15 tetorit

23:11 | 25 Shtator 2017
Arbresh.info

Aleanca për Shqiptarët ka filluar sonte zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e caktuara për më 15 tetor.

ASH në Tetovë mbajti konventën promovuese të kandidatëve për kryetarë të komunave dhe këshilltarë komunalë.

Kryetari i kësaj partie, Ziadin Sela, në qendër të fjalimit të tij përpara tetovarëve, vendosi ngjarjet e dhunshme në Kuvend më 27 prill.

Edhe pse me BDI-në Aleanca është partner koalicioni, Sela tha se nëse më 27 prill kanë rrëzuar një pjesë të regjimit, pas 15 tetorit do ta rrëzojnë pjesën tjetër të regjimit, BDI-në.

“A ju kujtohet Ali Ahmeti kur thoshte që duhet kryetari i Parlamentit të jetë shqiptar, por kur kryetari i Parlamentit u zgjodh shqiptar, ai nuk ishte aty. A ju kujtohet Menduh Thaçi kur thoshte të njëjtën gjë dhe kur u zgjodh kryetari i Parlamentit ai nuk ishte aty, ne ishim aty dhe ne dhamë kontributin tonë, mundin dhe sakrificën”, deklaroi Sela. /albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme