Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, shfaqet për herë të parë në media, që nga sulmi që iu bë në Kuvendin e Republikës së Maqedonise me 27 prill. Sela, tha se as që e mendon të heq dorë nga “Platforma e Tiranës”.
“Na vranë me 27 prill dhe u ringjallëm sërisht,” tha Sela në konferencën me gazetarë.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë shprehur mbështetje për të, pas dhunës së ushtruar. Sela tha se ai dhe partia e tij, ka tentuar që të artikulojë kërkesat e shqiptarëve.
“Ndodhia që ndodhi më 27 prill, ishte atentat ndaj nevojave që shqiptarët kanë në Maqedoni, ndaj tentimeve të LR-PDSH”, tha Sela, duke shtuar se do të vazhdojnë të artikulojnë kërkesat e shqiptarëve, shkruan almakos.
Kryetari i LR-PDSH-se, Ziadin Sela, tha se pak rendesi ka a do te jemi pjese e qeverise.
Sela, tha “Aleanca per shqiptaret” do ta perkrahe qeverine e reformave. Shtoi se jane pro nje qeverie ku s’do te behne dallime. Nje qeveri e cila do te kthjeje shpresen ne vend.
Ne do te jemi garancia në atë qeverisje, pa marr parasysh a do te jemi fizikisht pjesë e asaj qeverie. Unitariteti i shtetit nuk shprehet në rrugë, por në Kuvend. Me 27 prill ndodhi atentat politik, atentat ndaj kërkesave të shqiptarëve. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...