Pas vendimit të Apelit për ta kthyer në rigjykim rastin “Target-Fortesa”, thënë ndryshe, rikthimi në pikën zero i lëndës së Mijallkov për përgjim masiv të qytetarëve të vendit, ka reaguar edhe ish Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Shkrimi i tij i plotë:
“Pas shumë kriminelëve, terroristëve e të korruptuarve, sot u lirua nga dënimi edhe një kriminel tjetër, madje për të disatën herë me radhë.
Ndërkohë, si Feta Alimi dhe shumë shqiptarë të tjerë vazhdojnë të dergjen burgjeve, disa edhe vdiqën aty, me të vetmin faj, sepse janë shqiptarë dhe kanë shpëtuar shqiptarë.
Feta dhe ju vëllezër të tjerë, të jeni të bindur se kësaj të keqe do t’i vijë fundi, sepse zullumit i vjen fundi kur trashet më së shumti.
Jeni gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona dhe do të mbeteni amaneti jonë!”- ka shkruar Sela./arbresh.info/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek