Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela kërkon dorëheqje të kryeministrit Zoran Zaev dhe menjëherë të formohet qeveri eksperte pas ikjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Sela kërkon përgjegjësi nga të gjithë institucionet dhe nga Gjykata Themelore Publike kërkon të hapë procedurë për të gjithë ata që kanë njohuri se e kanë organizuar dhe i kanë ndihmuar Gruevskit të ikë nga shteti, transmeton Portalb.mk.
“Sot mund të konstatojmë të gjithë qytetarët që kanë besuar në sistemin juridik janë zhgënjyer nga kjo qeveri. Tendencat për t’i ikë përgjegjësisë ngjajnë njësojë me planin që u bë e 27 prill, kur njerëzit përgjegjës u larguan nga përgjegjësia dhe sistemi nuk veproi, njësoj edhe me rastin e ish-kryeministrit sistemi nuk vepro dhe sot ai është në Hungari. Bazuar te kjo, Aleanca për Shqiptarët kërkon urgjentisht që Prokuroria Publike të nisë hetime për aksionin e realizuar për largimin e Gruevskit që t’i ikë dënimin me burg dhe të vihen para përgjegjësisë të gjithë ata që e kanë mundësuar këtë çështje. Besoj se kjo nuk mund të ketë ndodhur pa ndikimin e politikës dhe aktorëve politik në vend, por edhe në fqinjësi. Janë pritur reformat në drejtësi. Qeveria dhe kryeministri duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të japë dorëheqje dhe sa më shpejt të jetë e mundur të formohet qeveri ekspertësh dhe të bëjë pastrimin”, tha Sela në konferencë për media në lidhje me ndodhitë e fundit.
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...