Google ADS

Ziadin Sela kërkon 500 mijë euro dëmshpërblim për dhunën e ushtruar ndaj tij

11:30 | 8 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ka filluar seanca gjyqësore për personat të cilët tentuan të vrasin Ziadin Selën në Kuvendin e Maqedonisë.

Vetë Ziadin Sela ka kërkuar hiç më pak se 500 mijë euro dëmshpërblim për rrahjen në Kuvend, natën e 27 prillit të vitit të kaluar.

Avokati i tij ka saktësuar se me këtë shumë përfshihen harxhimet për shërimin fizik, lëndimeve sh pirtërore, frikësimin e përjetuar dhe dhimbjet, përfshi shkeljen e identitetit të tij personal. Tani për tani janë duke u dëgjuar dëshmitarët./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme