Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela në një deklaratë për Alsat-M ka theksuar se punohet në drejtim të marrëveshjes për koalicionime dhe se sipas tij brenda një kohe të shkurtër do të dihet finalizimi i saj.
Sela sinjalizon se ndoshta nuk mund të ketë koalicionime, por sipas tij, koalicioni më kuptimplotë është koalicioni me qytetarët.
“Besoj brenda një jave ne do ta përmbyllim për korrektesë edhe ndaj opinionit dhe do të dihet saktë me kë do të bëjë koalicion Aleanca për Shqiptarët por sido që të jetë, koalicioni më kuptimplotë që një subjekt politik mund të bëjë, është koalicioni me opozitarin e vërtetë dhe opozitari i vërtetë është qytetari- deklaroi Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.
Lëvizja Besa konfirmon se është në komunikim të vazhdueshëm më ASH-në por e ka të paqartë se pse s’ka thirrje konkrete për takim trepalësh. Një mundësi për koalicionim me ASH e ka bërë të ditur edhe Alternativa, e cila nuk do që aty të bëj pjesë BESA.
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...