Zhvillohet debati i dytë publik i draft-amendamenteve të Kushtetutës së Maqedonisë

09:20 | 6 Dhjetor 2018
A. B.

Në debatin e parë publik për katër draft-amendamentet në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë u prezantuan propozime dhe vërejtje nga ana e ekspertëve dhe sektorit joqeveritar.

Kryeministri Zoran Zaev tha se ekziston pranim dhe mendime pozitive për pranimin e propozimeve të caktuara të dhëna në Komisioni kuvendar dhe në seancë plenare. Ai përsëriti se amendamentet nuk do të jenë pjesë e Kushtetutës nëse Greqia nuk e miraton marrëveshjen e Prespës dhe Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sot ai do të mbaj fjalim në pesë debate publike rreth ndryshimeve kushtetuese. Diskutimi do të mbahet në Universitetin FON, ku folës do të jenë rektori i Universitetit, Nano Ruzhin dhe profesori universitar Temelko Ristovski, ndërsa debatin do ta fillojë dekani e Fakultetit Juridik, Sejdefa Xhafçe.

Në draft-amendamentet, siç ceku mbrëmë Zaev, janë vendosur propozime të tetë deputetëve dhe ceku se vendimet i ndryshimeve kushtetuese do të hyjnë në fuqi vetëm nëse Greqia e ratifikon marrëveshjen e Prespës dhe Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

“Ne duhet të kërkojmë si Republikë Veriore e Maqedonisë nga pala greke ratifikimin e protokollit nga NATO për shkak se kështu është përshkruar në vetë marrëveshjen, ndërsa në thelb ne do të jemi Republika Veriore e Maqedonisë pasi Greqia të ratifikojë marrëveshjen dhe Protokollin nga NATO”, tha Zaev.

Profesori Ljubomir Frçkovski, thotë se amendamentet nuk e rrezikojnë bazën civile të shtetit, se ato janë të pranueshme nga pikëpamja e çështjeve të identitetit dhe se disa pjesë janë forcuar edhe kur përmenden komunitetet e tjera etnike dhe se zgjidhjet janë brenda standardeve kushtetuese dhe ligjore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme