Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski u takua me komisarin e lartë për pakicat kombëtare të OSBE-së, ambasadorin Lamberto Zannier, i cili është për vizitë dy ditore në Maqedoninë e Veriut.
Siç njoftojnë nga MPJ, Zhernovski ka theksuar se shteti vazhdon në mënyrë aktive të punojë në respektimin e të drejtave të të gjitha bashkësive, njofton Telegrafi Maqedoni.
Dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime për aktivitet në fushën e përparimit të të drejtave të pjesëtarëve që nuk janë shumicë, për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit por edhe për çështjet më aktuale që janë në agjendën e OSBE-së.
Zëvendësministri Zhernovski ka njoftuar për aktivitet drejtuar drejt integrimeve në NATO dhe BE, për votimin e Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi, për përgatitjen e Strategjisë së re për një shoqëri për të gjithë, si dhe për procedurën e formimit të ministrisë së re për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive.
“Integrimi në NATO dhe BE na bashkon edhe në bazë etnike, e bën shoqërinë tonë edhe më të fortë, ndërsa institucionet tona më stabile. Ky projekt është shumë se sa betejat ndërpartiake për shkak se paraqet investim në perspektivën dhe të ardhmen stabile të gjeneratave të tashme dhe të ardhshme”, tha theksuar Zhernovski në takim./Telegrafi/
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...