Pjesëtarët e policisë dhe zjarrfikësit më shumë se tre orë janë në kërkim të një burri që ka rënë në ujërat e Vardarit në dalje të Gostivarit.
Një qytetar nga Gostivari ka denoncuar në polici se rreth orës 16:00 në afërsi të fshatit Mallo Turçane ka vërejtur një trup burri, të cilin e ka bartur uji.
Ai është përpjekur ta nxjerrë, por nuk ka arritur. Në afërsi të fshatit Balindoll e ka humbur nga shikimi, pas së cilës është thirrur policia dhe zjarrfikësit.
Për momentin nuk dihet identiteti i burrit, ndërsa kërkimi është intensifikuar.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...