Euro-ambasadori Samuel Zhbogar në një intervistë për AIM thotë se “vendet anëtare u pajtuan për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut.
Zhbogar thotë se tashmë nuk ka kushte shtesë për nisjen e bisedimeve duke ju uruar qytetarëve për durimin, vendosmërinë dhe përkushtimin ndaj idesë evropiane, përcjell telegrafi maqedoni.
“Dua të përsëris se nuk ka kthim prapa, vendet dhanë vendim për nisjen e bisedimeve dhe kjo do të thotë se jeni në trenin e bisedimeve dhe se keni lëshuar stacionin”, tha Zhbogar.
Shpejtësia e bisedimeve, sipas tij, varet se sa shpejt vendi do t’i përmbushë kushtet dhe reformat e nevojshme.
“Këshilla ime është që bisedimet të mos shihen si përmbushje të detyrave që duhet t’u çojnë në BE. Procesi i bisedimeve është instrument që duhet ta sjell BE-në në vendin tuaj, ta sjell ndryshimin e vërtetë të shoqërisë dhe vendit dhe me këtë t’i përmbushë nevojat e qytetarëve”, tha mes tjerash Zhbogar.
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...