Brukseli edhe një herë i bëri thirrje Kuvendit të miratojë ligjin për Prokurorinë Publike para shpërbërjes së pritshme të tij në shkurt.
Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar tha se Shkupi nuk duhet të qëndrojë pranë dhe të presë fillimin e negociatave, ndërsa kritikoi edhe partitë për fillimin e hershëm të fushatës zgjedhore.
“Do të përmend tre çështje që shpresojmë t’i përmirësojmë: Së pari është Ligji për Prokurorinë Publike, e dyta është Kodi Zgjedhor dhe e treta, gjithashtu shpresojmë që ardhja e eurodeputetëve në fund të javës dhe seanca e radhës e dialogut Jean Monnet të sjellë marrëveshje rreth rregullores së procedurave, për të cilat disa herë janë diskutuar”, tha Samuel Zhbogar, Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut.
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...