Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar në Ditën e Evropës 9 majin tha se virusi ka sjellë një përparësi, ajo është solidariteti, një nga parimet e BE-së.
“Po e bëjmë këtë në një periudhë kur po ballafaqohemi me një sfide të paparashikueshme, coronavirusi nuk po njeh kufij, po rrezikon jetët dhe po varros ekonominë. Ka ndryshuar mënyrën e jetesës, për të mirë apo për të keq, por virusi ka sjellë një përparësi, ajo është solidariteti, një nga parimet e BE-së”, tha Zhbogar.
Pikërisht solidaritetin e themeloi BE-ja para 70 viteve. Solidariteti po bashkon Evropën në luftë kundër krizës”, u shpreh Zhbogar duke shtuar se këtë vit po shënohet edhe 20 vjetori i Delegacionit të BE-së në Shkup, 20 vjet investim në çdo pore të jetës.
BE-ja po udhëheq iniciativën për grumbullimin e mjeteve për gjetjen e vaksinës kundër Covid-19. Kohët e rënda na mbajnë leksione, por e nxjerrin më të mirën nga ne. Ky është shkaku se pse sot Ditën e Evropës po e shënojmë para spitalit 8 shtatori. Dëshirojë t’ju falënderohem, respekt heronjve të kohës, atyre që janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër koronës. Mirënjohje për ata që jetën e tyre e vënë në rrezik për të shpëtuar jetët tona”, deklaroi Zhbogar./Telegrafi.com
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...