“Shpresoj për bashkëpunim të suksesshëm me presidentin Stevo Pendarovski në ditët dhe muajt e ardhshëm, për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”.
Këtë e tha sot ambasadori i Britanisë së Madhe në Shkup, Samuel Zhbogar, i cili realizoi takim me kryetarin e ri të shtetit Stevo Pendarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pata takim me presidentin Pendarovski. I kam përcjellur urimet nga kryetari i Këshillit të Evropës Donald Tusk dhe kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claude-Juncker, të cilët shprehin gatishmëri për bashkëpunim më të afërt për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe ndërtimin e Evropës së përbashkët”, tha Zhbogar.
Ai tha se në takim ka shprehur respekt për mesazhet e Pendarovskit në inaugurimin e tij.
“Jam inkurajuar nga mesazhet e tij edhe në takimin e sotëm. Kemi biseduar për vizitën e tij të mundshme në Bruksel dhe takimet me liderët e Bashkimit Evropian, gjë për të cilën do të punojmë gjatë javëve të ardhshme”, tha Zhbogar pas takimit.
Ndryshe, dje (12 maj) Stevo Pendarovski edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e presidentin, ndërsa sot ka qenë dita e parë e tij e punës./Telegrafi/
Arrijnë në Prishtinë udhëtarët nga Hamburgu
Hamza: Më shumë të ardhura për secilin, më shumë vende pune ...
Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje
Arrestohet një person në Prishtinë, në shtëpi iu gjetën 20 q...
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale