Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar pret mbështetje nga të gjitha subjektet politike rreth miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe. Gjithashtu ai shprehet se pret që edhe komuniteti shqiptarë të tregoj mirëkuptim për qëndrimet e palës tjetër, raporton Alsat M.
Kjo është çështje ka rëndësi të madhe për komunitetin shqiptarë në vendin tuaj sepse ky komunitet ndjen që me miratimin e këtij ligji zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit do të jetë i plotë. Nëse komunitetet etnike provojnë të dëgjohen mes vete, sepse dikush ka nevojë ose kërkon që disa të drejta të caktuara t’i realizohen, e njëjta vlen edhe për komunitetin shqiptarë ta dëgjojë palën tjetër për qëndrimet e tyre. Mendoj që nëse ekziston një qasje e njëjtë nga të gjitha palët në fund zgjidhja do të mbështetet po ashtu nga të gjitha palët – deklaroi Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së.
Zhbogar është optimist se edhe përkundër punës së ngadalshme të Kuvendit, megjithatë nuk do të vijë deri tek bllokimi ose prolongimi i miratimit të reformave të paralajmëruara nga plani qeveritar 3-6-9, ku bën pjesë edhe shqipja.
Deri në këtë moment mendoj që Kuvendi funksionon mirë. Nuk jam i shqetësuar për zbatimin konkret të planit 3-6-9 dhe mendoj që nuk duhet të jemi të shqetësuar rreth kësaj. Por, ajo që na intereson është se asnjëherë problemi nuk ka qenë i ndërlidhur me miratimin e legjislacionit të ri, por me zbatimin e tij – tha Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së.
Zhbogar këto komente i bëri gjatë vizitës në Strugë ku me kryetarin Mustafa Zabzun biseduan për problemet financiare, shpërnguljen, deponinë e qytetit si dhe për marrëdhëniet ndër- etnike në këtë komunë.
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...