Google ADS

Zhbogar: Nxënësit duan libra dhe kushte më të mira për arsimim

19:43 | 8 Korrik 2020
Arbresh.info

Kuadri shkollor të aftësohet dhe të përpilohet plan-program i veçantë për mësimin online janë dy nga 5 kërkesat që parashihet në memorandumin që nënshkruan dy parti politike me Unionin e Nxënësve të Shkollave të Mesme.

Nga Unioni thonë se me këtë memorandum synojnë të marrin zotimin nga partitë se do të punojnë në ngritjen e cilësisë së arsimit.

“Kërkojmë zotimin e partive politike për të sjellë ndryshimet e duhura në fushën e arsimit, si një nga sektorët më të rëndësishëm të shoqërisë sonë”, tha Leutrim Bilalli, nënkryetar i UNSHM-së.

Për këto probleme që janë numëruar në Memorandum është i njoftuar edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar. Për këtë ka ai ka vendosur që ta përkrah edhe këtë Memorandum.

“Shumë probleme që i kanë ndarë me mua, lidheshin me arsimin. Ata duan kushte më të mira për mësim, arsim më të mirë dhe libra më të mirë për mësim. Gjithashtu, kanë shprehur se nuk duan të jenë të diskriminuar gjatë mësimit në distancë”, theksoi ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar.

Në ngjarje të pranishëm ishin përfaqësues të koalicionit “Mundemi” dhe nga Partia Demokratike Shqiptare. Nga Unioni thanë se ftesën ua kanë dërguar të gjithëve, kurse Zhbogar vlerëson se partitë tjera do t’i bashkëngjiten aktivitetit gjatë procesit të realizimit.

“I kemi ftuar të gjitha partitë politike që garojnë në këto zgjedhje dhe mosardhja e tyre në këtë ngjarje tregon se sa ata janë të interesuar për një arsim më cilësor”, u shpreh nënkryetari i UNSHM-së, Leutrim Bilalli.

“Unë shpresoj se edhe përfaqësuesit e partive politike do të mund të na bashkëngjiten në këtë inciativë më vonë dhe shpresoj se të gjitha këto parti do ta vendosin arsimin në nivel të lartë gjatë programit qeverisës”, potencoi Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së.

Në memorandum kërkohet edhe:
– Korrigjimi i teksteve shkollore dhe furnizimi me libra të nxënësve
– Të reduktohet puna administrative për stafin e shkollës
– Të përmirësohen kushtet higjienike në shkolla.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme