Sot në amfiteatrin e Fakultetit për Biznes dhe Ekonomi të UEJL-së u hap ekspozita “Bashkim edhe më i afërt” në organizim të Fakultetit Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë së bashku me delegacionin e BE-së dhe Ambasadën e Italisë në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ngjarja organizohet me rastin e 60 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Romës si bazë dhe paralajmërim i asaj që Bashkimi Evropian paraqet sot.
Sipas ambasadorit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, 60-të vjetori i marrëveshjes së Romës ka dy kuptime – i pari është fillimi i asaj që BE-ja është tani dhe i dyti, si Bashkimi është zhvilluar gjatë viteve dhe dhe arritjet e vendeve anëtare dhe qytetarëve të tyre ndër vite.
“BE-ja nuk është vetëm për ekonominë dhe zhvillimin ekonomik, por ajo zotohet edhe për parimet e të drejtave të njeriut, demokracinë, barazinë dhe përfshirjen sociale të të gjithë qytetarëve. Këto parime të BE-së të gjitha vendet aspirante duhet t’i respektojnë dhe realizojnë veçanërisht vendet e Ballkanit Perëndimor. Siç tha para pak kohësh përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, dyert e Bashkimit janë të hapura, ndërsa viti 2018 paraqet një mundësi të vetme për secilin vend që të bëjë një hap të pakthyeshëm përpara drejt eurointegrimeve”, tha Zhbogar.
Ambasadori italian në Maqedoni, Carlo Romeo theksoi se Marrëveshja e Romës vjen pas një periudhe të gjatë të keqkuptimeve të ndërsjella ndërmjet vendeve të Evropës dhe derisa një pjesë e qyteteve ende i ndjejnë pasojat e Luftës së Dytë Botërore, por me të është treguar se pas një krize të thellë mund të gjenden vlera të përbashkëta dhe besim i ndërsjellë që mundëson ardhmëri më të mirë për gjeneratat e ardhshme./Telegrafi/
Apple nuk është i interesuar për unazat inteligjente
Mijëra Tesla Cybertrucks largohen prej tregut shkaku i defek...
6 këshilla për Black Friday
Aktivitetet që duhet të bëni për një jetë më të lumtur dhe t...
Spotify vendosi një rekord të ri
Musliu-Shoshi nesër do të dorëzoj kërkesën në Prokurorinë Sp...