Bashkimi Evropian vazhdon të shprehë shqetësimin për situatën politike në Maqedoni. Ambasadori evropian Samuel Zhbogar tha se BE-ja këmbëngul në formimin e shpejtë të qeverisë me qëllim të përmbushjes së reformave të domosdoshme.
Zhbogar tha se ardhja e kryetarit të Këshillit Evropian Donald Tusk javën e ardhshme në Shkup është sinjal i qartë se faktori ndërkombëtar po tenton të reflektojë pozitivisht në drejtim të zgjidhjes së krizës.
“Ne shohim se në Kuvend është formuar shumicë parlamentare, siç deklaroi komisioneri Han kur ishte këtu. Shpresojmë se do të ketë formim të shpejtë të institucioneve siç janë Qeveria dhe Kuvendi, të cilët do të përqendrohen në përmbushjen e reformave dhe çështjeve të rëndësishme për zhvillimin e vendit. Ne me shqetësim dhe me kujdes të madh e vëzhgojmë situatën, sidomos informatat që vijnë nga sektori i biznesit që tregojnë se zhvillimi ekonomik ngadalësohet, se investitorët e huaj dhe administrata e Trump-it presin të shohin se çfarë do të ndodh me situatën në Maqedoni – deklaroi Zhbogar.
Nga ana tjetër ekspertët vlerësojnë se ndërkombëtarët nuk duhet t’i përjashtojnë sanksionet ndaj zyrtarëve në Maqedoni, si formë presioni për të tejkaluar krizën.
“Nëse kemi zvarritje, pra të konsitituimit të Parlamentit dhe Qeverisë, mendoj se gati janë sanksionet të cilët janë personale. Pra, kanë të bëjnë me bllokimin e llogarive personale të personave kyç, dhe ajo është një dimension shumë i rëndësishëm pasi që një pjesë shumë e madhe e qarkullimeve të ndryshme të personave që menaxhojnë me shtetin por edhe biznes strukturave janë në shtetet e unionit evropian – tha analist Mersell Bilalli, raporton Alsat M.
Ndryshe nga ambasadori evropian dhe nga ekspertët, Drejtori i Fondacionet “Konrad Adenauer”, vlerëson se është e pakuptueshme se si politikanëve në Maqedoni u nevojitet ndihmë e jashtme në zgjidhjen e problemeve të brendshme.
“ Unë si qytetar dhe vëzhgues i jashtëm nuk mund ta kuptoj pse Maqedonia nuk arrin ti zgjidh mos-marrëveshjet e brendshme pa ndërmjetësimin dhe ndihmën e faktorit ndërkombëtar. Nuk kuptoj, keni elitë mirë të arsimuar politike, keni Kushtetutë dhe sistem politik të mirë, nuk e di pse nuk arrini vetëm ti zgjidhni problemet – tha Johanes Rai nga “Konrad Adenauer”.
Pas vizitave të shpeshtuara të javëve të fundit të përfaqësuesve të lartë evropian, të hënën në Shkup do të mbërrijë Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk. Vizita e Tusk ka për qëllim njohjen nga afër me qëndrimin e liderëve politik rreth krizës por edhe situatës me refugjatët.
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...