Në një intervistë për BRIN, euro-ambasadori në Shkup, Samuel Zhbogar konsideron se Maqedonia është shembull për Ballkanin.
Ai thotë se Maqedonia është një yll në rajon, një shembull pozitiv, ku njerëzit u përballën me kapjen e shtetin, duke lëvizur nga një shtet që ngeci, në një shtet që ecë përpara, përcjell telegrafi maqedoni.
Në lidhje me bisedimet për çështjen e emrit, Zhbogar refuzon të flet për një Plan B, nëse dështojnë këto bisedime. Sipas tij, çështja nuk është e lehtë, por sheh te të dy palët një tentim të madh për të arritur një ujdi.
Euro-ambasadori shprehet se ajo që ndodh në Maqedoni, do të ndikojë kudo në rajon, duke shtuar se të gjithë e kanë të qartë se ky vend duhet të vazhdojë të ecë drejt BE-së.
Në përmbyllje, Zhbogar shpreson që më 2020, kur të largohet nga Shkupi, ta sheh Maqedoninë në bisedime të thella për anëtarësim në BE.
Ana dhe Kevini e presin Vitin e Ri së bashku
Tirana feston ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarresh...
Poema dhe Diamanti, dy bebet e para të 2025-tës në Kosovë – ...
Viti i Ri nis me diell, parashikimi i motit për sot
2025 nis me dridhje të tokës pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, ...
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!