Maqedonia ka buxhetin më të ulët në rajon sa i përket ofrimit të ndihmës juridike falas për grupet e margjinalizuara dhe kjo duhet të ndryshojë. Kështu tha ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, gjatë konferencës “Qasje në drejtësi”.
Sipas tij, është e nevojshme ligj për ndihmë juridike pa pagesë. Ai shtoi se, shumë aplikues për ndihmë juridike nuk e pranojnë ndihmën në momentin që ju nevojitet. Ai tha se nevojiten ndryshime substanciale duke filluar nga ndryshimi i Buxhetit dhe Ligjit për ndihmë juridike.
“Nga njëra anë, së pari Ligji për ndihmë juridike falas duhet të ndryshoj në mënyrë që të mundësohet qasje adekuate deri tek shërbimet juridike. Ministria e Drejtësisë dhe repartet e saja të cilat vendosin për këtë procedurë duhet të përforcohen në kapacitetet e tyre dhe të bëhet promovim më i madh i kësaj procedure. E treta, për të pasur qasje deri tek drejtësia e pashmangshme është një lloj i decentralizimit. Autoritetet lokoale duhet të luajnë rol më aktiv në ndihmën ndaj qytetarëve për këshilla juridike”, deklaroi Zhbogar.
Për një vit për projektin “Qasje në drejtësinë e Maqedonisë”, janë ndarë 120 mijë euro nga buxheti i Bashkimit Evropian./telegrafi
Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhuron sot libra për mbi 30 b...
Moti në Shqipëri do të jetë me diell dhe mjegull
Nëntë ditë nga zgjedhjet Trump tubim në Manhatan, Harris në ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit