Google ADS

Zhbogar: Komisioni Evropian përgatitet të ndjek lëndët gjyqësore në Maqedoninë e Veriut

10:26 | 21 Janar 2020
Arbresh.info

Bashkimi Evropian përgatitet për mbikëqyrje të proceseve gjyqësore që përfshinë korrupsionin e lartë dhe krimin e organizuar në Maqedoni, me çka do të ndihmohet përgatitja për zbatimin e vetingut të paralajmëruar në gjyqësi, përmirësimit të drejtësisë dhe kthimit të besimit te qytetarët.

“BE, respektivisht KE vendosi të financojë projekt që do të nisë sivjet dhe do të zgjasë rreth tre vite. Projekti për gjithë rajonin do të kushtojë 6 milionë euro. OSBE do të zbatojnë, biseduam me OSBE për arsye se ato kanë përvojë me mbikëqyrjen e rasteve gjyqësore, që do të thotë se OSBE do të jetë partneri që do ta zbatojë mbikëqyrjen”, thotë euroambsadori në Shkup, Samuel Zhbogar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë për momentin po dakordësohen detajet mes KE-së dhe OSBE-së dhe se është tepër herët të thuhet numri i lëndëve që do të përfshihen. Gjithashtu, Zhbogar nuk përmendi edhe datën e fillimit të këtij projekti.

Nga Ministria e Drejtësisë vërtetojnë dhe thonë se bëhet fjalë për nismë rajonale dhe se Maqedonia tashmë ka dhënë pëlqimin për këtë proces.

“Shpresojmë se ky projekt së pari do t’i ndihmojë gjyqësisë dhe do ta ndihmojë zbatimin e drejtësisë. Shpresojmë se do të rritet besimi i qytetarëve në gjyqësi”, tha Zhbogar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme