Hapja e negociatave për pranimin në BE në qershorin e ardhshëm do të jetë e mundur vetëm nëse marrëveshja me Greqinë do të zbatohet plotësisht, thotë ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, në një intervistë për ueb portalin rajonal “Ballkani Perëndimor Evropian”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Referendumi është një ditë e rëndësishme për vendin, sepse qytetarët jo vetëm që do të vendosin për marrëveshjen me Greqinë, por për atë se çfarë të ardhme ata dëshirojnë. Pyetja në vetvete është e lidhur me anëtarësimin në BE dhe NATO, por edhe nëse jo, është shumë e qartë se suksesi i referendumit dhe pasojat që do të pasojnë, ndryshimi i Kushtetutës, është një parakusht për vendin që të ecë përpara në lidhje me eurointegrimet e saj”, tha Zhbogar.
Ai kujton se anëtarët e BE-së vendosën në qershor të hapin negociatat për një vit dhe procesi i skrriningut tashmë ka filluar, që të jetë gati për qershorin tjetër kur ministrat duhet të marrin një vendim të ri. Një parakusht për këtë, thotë ai, është zbatimi i marrëveshjes.
“E kuptoj se ky është një vendim i vështirë, emri i vendit është në diskutim. E kuptoj emocionalitetin e njerëzve që po luftojnë me këtë, por jam gjithashtu i bindur se arsyeja do të mbizotërojë mbi emocionet. Njerëzit duhet ta dinë se ne do ta respektojmë vendimin e tyre, sepse ata duhet të jetojnë me pasojat e vendimit, por ne të gjithë shpresojmë, dhe liderët tanë ishin shumë të qartë se rezultatet do të na lejojnë të vazhdojmë punën e hapjes së negociatave për anëtarësim në vitin e ardhshëm”, tha Zhbogar.
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...