“Derisa pritet data për negociata me BE-në, nevojitet që të gjithë faktorët, si Qeveria, institucionet dhe vetë Unioni të punojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në vend”.
Kështu porositi shefi i delegacionit të BE-së në vend Samuel Zhbogar, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth mosmarrjes së datës për negociata, gjatë vizitës së tij në Gostivar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zhbogar lidhur me këtë vendim të Këshillit Evropian në takimin e tetorit shprehu keqardhje për rezultatin, por shfaqi edhe optimizëm se kjo mund të ndryshohet, sepse siç tha, vendet anëtare të BE-së, në muajt e ardhshëm do ta shqyrtojnë metodologjinë e re për zgjerim.
“Shpresoj se do të marrim vendim, por, nuk do të doja të ndërlidhem me afat, as të japë kornizë kohore. Këtu jam tashmë tre vjet dhe deri më tani kam besuar në afate dhe korniza kohore. Pas përvojës nga takimi i tetorit, nuk mundemi të premtojmë shumë në të ardhmen. Unë kuptoj se data është e rëndësishme si simbolike, ashtu edhe motivuese për qytetarët, por përcaktimi i datës, nuk do ta ndryshojë jetën e qytetarëve. Derisa e presim datën, të gjithë ne, Qeveria, BE-ja, institucionet, duhet të fokusohemi në punën si të përmirësohet jeta e qytetarëve”, tha Zhbogar në konferencën për shtyp e cila u mbajt pas takimit me kryetarin e Gostivarit, Arben Taravarin.
Arrestohet një person në Prishtinë, në shtëpi iu gjetën 20 q...
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 176 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...