Google ADS

Zhbogar: BE-ja nuk sheh nevojë për veting në gjyqësor

18:00 | 17 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Euroambasadori Samuel Zhbogar për momentin nuk sheh nevojën për veting në gjyqësor.

Porosinë e dha pas paralajmërimeve të pushtetit se gjyqësori patjetër të kalojë nëpër këtë proces. Megjithatë, shefi i misionit të BE-së në vend vlerëson se vetingu duhet të jetë zgjidhja e fundit, ndërsa gjyqësori, sipas tij, nuk është edhe në gjendje aq të keqe.

Vetingu gjithmonë është opsion i fundit. Për vetingun ka një parakusht, e ai është konsensusi nga të gjitha partitë politike. Pra ajo është zgjidhja e fundit dhe për momentin nuk shohim se ka nevojë për një gjë të tillë- deklaroi Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së.

Zhbogar paralajmëroi se misioni i BE-së do të jetë i pranishëm edhe në sallën e gjyqit.

Ne do të vazhdojmë me mbështetjen tonë si në të kaluarën ashtu edhe në të ardhmen. Për vitin e ardhshëm planifikojmë projekt për monitorim të rasteve me korrupsion të lartë dhe besojmë se kjo do ta përmirësojë funksionimin e gjyqësorit- tha Samuel Zhbogar – Euroambasador.

Nga radhët e BDI-së pas mesazhit të prerë të Zhbogarit tha se vetingu nuk është i nevojshëm, megjithatë këtë proces e cilëson si të domosdoshëm.

Vetingu në gjyqësor është premtim i LSDM-së, që e dha në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016. Ky procesi atëherë u paralajmërua personalisht nga lideri i partisë, Zoran Zaev ndërsa tani sërish aktualizohet para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në pranverë. Kryeministri edhe sot porositi se gjykatësit duhet të kontrollohen se çfarë prone disponojnë dhe këtë ta bëj Anti- korrupsioni në koordinim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Kadastrën dhe Regjistrin qendror./alsatm

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme