Ka filluar takimi për propozim-ligjin për shtetësinë mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderëve opozitarë shqiptarë, Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe Afrim Gashi nga Alternativa.
Takimi zhvillohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, dhe vjen pas qëndrimeve të harmonizuara që janë deklaruar në publik.
Sipas paralajmërimeve të Zaevit dhe Selës, shtetësia nëse nuk do të mund të fitohet me “tre dëshmitarë”, është e pranueshme të fitohet me dorëzimin e çfarëdo dokumenti i cili do të jetë dëshmi e mjaftueshme se personi që aplikon për shtetësi, ka jetuar për një periudhë të caktuar në Maqedoninë e Veriut.
Sela ka bërë të ditur, se është i gatshëm të pranojë që si dëshmi të jepen dëftesat shkollore të fëmijëve të personave që aplikojnë për të marrë shtetësi.
“Në rregull, nuk ka nevojë të jenë dëshmitarë, ja do të jetë dëftesa”, tha Sela për shtetësinë.
Dhënia e dëftesave si dëshmi ishte propozim i Zaevit.
Varianti i parë i Ligjit për shtetësi, i cili u propozua në Kuvend nga opozita ASH-AAA, u bllokua me amendamente nga opozita maqedonase, ndërkaq LSDM-ja që prej fillimit e ka kundërshtuar idenë që shtetësia të fitohet me “3 dëshmitarë”. Meqë Ligji u bllokua, ASH-AAA penguan miratimin e një sërë ligjesh të tjera duke dorëzuar amendamente./TV21/
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu