Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka besuar sot mandatin e ri si kryeministre të Serbisë, Ana Brnabiq.
Vuçiq ka theksuar se nuk ka qenë fare e lehtë për të marrë një vendim të tillë, që t’i besojë dikujt formimin e një qeverie të re por që sipas tij ideja ishte gjithnjë për të bërë një zgjedhje më të mirë , transmeton Indeksonline.
Gjithashtu Vuçiq ka theksuar se është informuar për një përkrahje të fuqishme të Brnabiq nga Parlamenti i Serbisë dhe se ky vendim është në përputhje e sipër me ligjin në Serbi.
Ndryshe Ana Brnabiq është gruaja e parë që do të mbajë postin e kryeministres në historinë e Serbisë.Ana Brnabiq ka hyrë vitin e kaluar në qeveri si një figurë jo partiake dhe ishte pjesë e kabinetit të ish-kryeministrit tashmë President të Serbisë, Aleksandar Vuçiq saktësisht ishte pjesë e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
“Jam këtu sot për të qëndruar si pjesë e skuadrës, sepse i kam borxh shumë njeriut që më solli në këtë ekip dhe për të cilin edhe sot si President kam shumë mbështetje”, ka thënë Brnabiq.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...