Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 21 prill

18:36 | 15 Janar 2019
Arbresh.info

Për shkak të festës së Pashkëve, për një javë do të shtyhet ideja për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale. Sipas deklarimeve të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, rrethi i parë do të mbahet më 21 prill, ndërsa rrethi i dytë më 5 maj.

Ai tha se më së voni më 8 shkurt do të shpallen zgjedhjet presidenciale dhe se në tre komuna do të ketë zgjedhje lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në lidhje me zgjedhjet presidenciale, rrethi i parë i të cilave duhej të mbahej më 14 prill, ndërsa rreth i dytë më 28 prill, për shkak të festës së Pashkëve e cila është më 28 prill, kemi menduar t’i shtyjmë për një javë – më 21 prill rrethi i parë dhe më 5 maj rrethi i dytë. Me këtë do të sigurohet që deri më 8 shkurt të shpallen zgjedhjet presidenciale”, tha Xhaferi.

Ai shtoi se më 12 maj skadon mandati i Gjorge Ivanovit dhe kjo tha se duhet të jetë dita kur do të inaugurohet presidenti i ri i shtetit.

Ndërsa duke pasur parasysh se në tre komuna udhëheqin kryetarët në detyrë, për shkak të një dorëheqje në Novo Sellë dhe dy rasteve të ndërrimit të jetëve në Dibër dhe Ohër, Xhaferi tha se është e nevojshme që të shpallen zgjedhje lokale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme