Zgjedhjet lokale në Shtip dhe Pllasnicë do të mbahen në përputhje me të gjitha masat për mbrojtje shëndetësore, pohon deputeti i LSDM-së Kostadin Kostadinov, pas kërkesës së mbrëmshme të opozitares OBRM-PDUKM, që këto zgjedhje lokale të shtyhen.
“Thelbi i çështjes është nëse zgjedhjet e parakohshme lokale do të jenë të sigurta për shëndetin. Po! Në përputhje me të gjitha protokollet dhe masat për mbrojtje të shëndetit do të jenë 100% të sigurta. Ato që nuk janë siguri për qytetarët, janë protestat e OBRM-PDUKM-së”, deklaroi Kostadin Kostadinov – LSDM.
Mbrëmë pas mbledhjes së Komiteti ekzekutiv, OBRM-PDUKM-ja, përmes deputetes Dafina Stojanovksa, doli me qëndrimin se për shkak të numrave të lartë të të infektuarve nuk ka kushte për mbajtje të zgjedhjeve lokale në Shtip dhe Pllasnicë.
“Nuk mundet pushteti të kërkojmë mbajtje të detyrueshme të maskave, e të presë që partitë të bëjnë fushatë normale! Nuk mund të që ketë ndalesë për mbledhje të më shumë se 4 personave, ndërsa qeveria e Zaevit të presë që zgjedhjet në Shtip dhe Pllasnicë nuk do ta rrezikojnë shëndetin e qytetarëve”, theksoi Dafina Stojanovska – OBRM-PDUKM.
Stojanovska pret përgjigje për sugjerimin që zgjedhjet të shtyhen. Nëse pushteti vendos të shkojë në zgjedhje, do të mbante përgjegjësi për të infektuarit dhe viktimat, tha ajo, duke mos e pasur të qartë se pse duhet ngutur për zgjedhjen e një kandidati me mandat vetëm 10 mujor. Të njëjtën pikëpyetje e ka edhe opozita shqiptare.
“Ne si Aleancë dhe Alternativë i propozojmë Ministrit të Shëndetësisë por edhe qeverisë që të gjejnë një zgjidhje me të cilën do të ju vazhdohet mandati këtyre ushtruesve të detyrës në Shtip dhe Pllasnicë, dhe të mos i vendosin njerëzit dhe shtetin në harxhime dhe rrezik”, deklaroi Arben Taravari – koalicioni ASH-AAA.
Nga BDI janë pro mbajtjes së zgjedhjeve ndërsa thonë se kërkesa e opozitës për shtyrje bëhet me qëllim për të shmangur humbjen.
“Protokollet për zbatimin e zgjedhjeve te 15 korrikut dëshmuan se procesi zgjedhor nuk paraqiste asnjë kërcënim për shëndetin e qytetarëve. Kërkesa e opozitës së bashkuar Aleanca-Alternativa-OBRM-PDUKM janë në funksion të evitimit të humbjes së radhës dhe bartjes së përgjegjësisë për humbjet”, thonë nga BDI.
Afati për dorëzimin e kandidaturave skadon të shtunën. LSDM tashmë ka zbuluar emrin e kandidatit të saj për kryetar të Shtipit, e që është Sashko Nikollov, ndërkaq Trajçe Mitev është kandidati i pavarur. Deputetja e OBRM-PDUKM-së mbrëmë nuk tregoi se a do të kishte partia e saj kandidat për kryetar nëse mbahen zgjedhjet. Kandidat i mundshëm i kësaj partie për kryetar të Shtipit përflitet të jetë deputeti aktual Ivan Jordanovski. Nuk dihet nëse LSDM do të ketë kandidatin e saj në Pllasnicë, ose do ta mbështesë atë të BDI-së, e që pritet të jetë Ali Jahoski. Zgjedhjet e parakohshme lokale duhet të mbahen më 13 dhjetor./TV21
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...