Të dielën, më 12 nëntor do të rivotohet në vendvotimin 29-01 në Komunën e Çairit. Kështu njoftojnë nga KSHZ-ja pasi që sot Gjykata Administrative vendosi ta pranojë ankesën e 16 të parashtruar nga Lëvizja Besa, për vendvotimin në fjalë.
Arsyetimi i anulimit të këtij vendvotimi është një fletëvotim më shumë në kutijë se sa votues që kanë firmusir në listën e zgjedhësve. Siç thuhet në ankesë, këtë parregullsi e kanë evidentuar edhe anëtarët e Këshillit Zgjedhor në procesverbalin e ditës. Vendvotimi 29-01 në Çair ka gjithsej 719 votues.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, në këtë vendvotim kanë votuar 278 persona. Për kandidatin e Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi kanë votuar 164 persona ndërkohë që për kandidatin e BDI-së, Visar Ganiu 98 persona. Duke marrë parasysh numrin e lartë të votuesve në këtë vendvotim, mund të rrezikohet fitorja e Visar Ganiut për kryetar të Komunës së Çairit.
Ndërkohë, siç bëjnë të ditur nga Gjykata Administrative, janë hedhur poshtë 15 ankesat tjera, 11 nga Aleanca për Shqiptarët, 3 nga Lëvizja Besa dhe 1 nga Lëvizja Popullore e Maqedonisë.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, në komunën e Çairit, fitues i zgjedhjeve ishte Visar Ganiu nga BDI-ja i cili arriti të grumbullojë gjithsej 13.916 vota kundrejt Zeqirija Ibrahimit nga Lëvizja Besa, me 13.707 vota të grumbulluara.
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg