Sot vazhdojnë votimet për kryetar komune në Shtip dhe Pllasnicë. Të drejtë vote në Komunë e Shtipit kanë 41.777 qytetarë, ndërsa në Pllasnicë 4.954.
Sot do të votojnë personat e sëmurë dhe të burgosurit. Për Shtip janë paraqitur 67 të burgosur, ndërsa në Pllasnicë vetëm 1.
Dje kanë votuar personat e infektuar me virusin korona dhe ata që ndodhen në izolim.
Dita zyrtare e zgjedhjeve është të dielën, ndërsa për dallim nga zgjedhjet parlamentare në këto zgjedhje në dy komunat nuk do të ketë orar të zgjatur për votim, përkatësisht kutitë e votimit do të mbyllen në orën 19:00.
Deri të dielën kur mbyllen kutitë e votimit, vendi është në heshtje zgjedhore.
Zgjedhjet në Shtip dhe Pllasnicë vijnë si rezultat i ikjes së krerëve të komunave për pozita në ekzekutiv./alsat
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...