Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve (KSHZ) ka njoftuar se me ditën e djeshme (26.08.2021) gjithsej 5164 qytetarë janë kontrolluar në Listën zgjedhore, janë iniciuar 11 kërkesa për regjistrim në Listën zgjedhore, 12 kërkesa për fshirje të të dhënave nga Lista dhe katër kërkesa për ndryshim të dhënave në Listën zgjedhore.
Deri në KSHZ në email adresën [email protected] janë dorëzuar gjithsej 17 kërkesa.
Procedura për mbikëqyrje publike në Listën zgjedhore për zgjedhjet lokale të caktuara më 17 tetor do të zgjasë deri më 9 shtator.
Mbikëqyrje publike mund të bëjnë në njësitë territoriale dhe zyrat e KSHZ-së si dhe në mënyrë elektronike përmes ueb faqes së Komisionit.
Në ndërkohë, deri më 30 gusht zgjat mbledhja e nënshkrimeve të kandidatëve të pavarur për kryetar komunash dhe listave të këshilltarëve.
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë