“Zgjedhje skandinave, të qeta, fer dhe demokratike”, këto janë vlerësimet për zgjedhjet presidenciale nga pjesëmarrësit e procesit zgjedhor, organizatorët dhe MPB. Vlerësimin duhet ta japë sot edhe misioni i OSBE-së dhe Asociacioni MOST, që kishin pjesën më të madhe të vëzhguesve.
Kryetari i KShZ-së, Oliver Derkoski mbrëmë vonë vlerësoi procesin zgjedhor si të pastër dhe të qetë. Është e rëndësishme, tha ai, se nuk kishim vërejtje serioze në procesin zgjedhor nga pjesëmarrësit, por edhe nga vëzhguesit e huaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Dita zgjedhore ishte në atmosferë fer dhe demokratike. Kishim zgjedhje skandinave, që i ngjan një shteti, anëtar i ardhshëm në NATO dhe BE”, vlerësuan mbrëmë nga shtabi zgjedhor i Stevo Pendarovskit.
Nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM theksuan se votimi ka qenë fer dhe demokratik, duke cekur disa shkelje të caktuara.
Nga shtabi zgjedhor i Blerim Rekës vlerësuan se zgjedhjet e djeshme kaluan në atmosferë demokratike. Sipas tyre është shqetësuese është dalja e vogël në këto zgjedhje.
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në konferencë për shtyp tha se institucionet mund të organizojnë zgjedhje të qeta dhe demokratike.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...