Zëvendësministrja greke sot viziton Maqedoninë

17:31 | 7 Mars 2019
A. B.

Zv. ministrja për Punë të Jashtme të Greqisë, Sia Anagnostopoulou sot dhe nesër do të vizitojë Maqedoninë e Veriut.

Anagnostopoulou do të mbërrijë në Maqedoninë e Veriut sonte dhe nesër do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov dhe zv. kryeministrin për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani.

Lidhur me vizitën e paralajmëruar nga kryeministri grek, Alexis Tsipras, Zaev tha se ekziston dëshira nga të dyja palët, por nuk ka ndonjë datë të caktuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme